19.5 C
Tirana
23 / 10 / 2025

Pranimi i planit europian, PDK e LDK kritikojnë Kurtin: Humbi njohjen, pranoi asociacionin

Dy partitë më të mëdha opozitare në Kosovës, PDK dhe LDK, kritikuan kryeministrin Kurti për pranimin e propozimit europian. Sipas tyre, me këtë propozim për normalizimin e raporteve me Serbinë, Kosova ka humbur njohjen e ndërsjellë dhe ka pranuar që të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

 “Aty nuk flitet për njohjen nga pesë vendet mos-njohëse të BE, nuk flitet për hapjen e rrugës drejt anëtarësimit në NATO, as për marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në BE. Rrjedhimisht, ai mundësoi heqjen e marrëveshjes finale me njohjen e ndërsjellë në qendër dhe i solli vendit një marrëveshje të përkohshme me asociacionin në qendër”, u shpreh kreu i PDK Memli Krasniqi.

Sipas tij, kryeministri Kurti me “veprime dhe politika të gabuara degradoi pakthyeshëm procesin e dialogut”.

Edhe LDK-ja u shpreh kritike ndaj Kurtit, duke argumentuar se propozimi nuk përfshin njohjen, por parashikon zbatimin e marrëveshjeje për Asociacionin.

“Dokumenti i pranuar po ashtu parasheh implementimin e të gjitha marrëveshjeve paraprake – përfshirë dhe Asociacionin- si dhe statusin e veçantë për Kishën Ortodokse Serbe. Kryeministrit i ka mbetur vetëm ta dakordojë datën e themelimit te Asociacionit, meqë ai, me pranimin e zbatimit të marrëveshjeve paraprake, ka pranuar që ta themelojë atë”, tha LDK.

Nuk e mendon njësoj kreu i subjektit të tretë më të madh opozitar në vend, i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ramush Haradinaj e cilësoi si “arritje të madhe” pranimin e propozimit evropian.

“Marrëveshja është pranim faktik i pavarësisë së Kosovës, e cila i rikthehet normalitetit politik e të sigurisë, perspektivës integruese euro-atlantike e njohjeve të reja”, tha Haradinaj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x