13.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

SHBA kërkon ekstradimin e djalit të El Chapo

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Meksikës që të ekstradojë djalin e shefit të drogës të burgosur Joaquin Guzman, i njohur si El Chapo, i cili akuzohet për krime droge. Kjo është bërë e ditur nga një zëdhënës i qeverisë meksikane.

Ovidio Guzman u kap në fillim të janarit dhe dyshohet se ka ndihmuar në drejtimin e kartelit famëkeq Sinaloa, që kur babai i tij iu dorëzua autoriteteve në SHBA në vitin 2017.

Sipas zëdhënësit, ambasada e SHBA-së në Mexico City paraqiti kërkesën për ekstradim në Ministrinë e Jashtme dhe zyrën e prokurorit të përgjithshëm.

Ovidio Guzman u arrestua në fillim të janarit pranë qytetit Culiacan në shtetin verior të Sinaloa, në një operacion që u kushtoi jetën 10 ushtarëve.

El Chapo, i cili bazoi perandorinë e tij të kontrabandës nga Sinaloa, po vuan një dënim të përjetshëm në SHBA për trafik droge prej 25 vjetësh.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x