Komandanti i Forcave të Përbashkëta të Ukrainës është pezulluar nga detyra nga presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky.
Lajmin e bëri të ditur zyra e presidentit të dielën.
Major-Gjenerali Eduard Mykhailovich Moskalov e kishte marrë detyrën marsin e shkuar kur Toger Gjenerali Oleksandr Pavliuk u caktua si drejtuesi i administratës rajonale ushtarake të Kievit.
Deri më tani, zyra e Zelensky-t nuk ka dhënë asnjë shpjegim për vendimin e marrë, por këto lëvizje të presidentit ukrainas janë të radhës në një seri të gjatë ndryshimesh në lidership të bëra nga administrata e tij.
Autoritetet ukrainase kanë ndërmarrë hetime anti-korrupsionit përgjatë vendit, hetime këto që janë pasuar nga ndryshime të profilit të lartë. Nuk dihet ende nëse pushimi i Moskalov-it është i lidhur me këto hetime.