7.5 C
Tirana
23 / 01 / 2026

VIDEO/ Përsëri dhunë në futboll, Presidenti i Gramshit godet me grusht arbitrin, shoqërohet në komisariat

Sërish dhunë në futbollin shqiptar, kësaj radhe në Kategorinë e Dytë. Vendimi për një penallti të arbitrit Anxhi Lushi çoi në një konfrontim fizik mes tij dhe presidentit të ekipit vendas, Gramshit, që po ndeshej kundër Valbonës.

Presidenti 24-vjeçar i Gramshit arriti madje të godiste me grusht arbitrin, ndërkohë që policia ka deklaruar se po ndjek penalisht dhe të atin e tij, pas këtij episodi të turpshëm, i radhës në futbollin vendas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x