10.5 C
Tirana
05 / 02 / 2026

Foto/ Maria De Filippi me të birin, në homazhet për bashkëshortin!

Qindra njerëz po parakalojnë në shtëpinë e funeralit në sallën e Protomoteca në Campidoglio për t’i dhënë lamtumirën e fundit Maurizio Costanzo, i cili u nda nga jeta dje në moshën 84-vjeçare.

Bashkëshortja e tij, Maria De Filippi dhe djali i birësuar i çiftit, Gabriele, i cili në të shumtën e kohës, ishte i përlotur, u ulën në rreshtin e parë të karrigeve për të afërmit dhe miqtë. Prezantuesja, e veshur me kostum dhe syze të zeza, shihej vazhdimisht të fliste me djalin e saj për ta ngushëlluar.

Edhe kryeministrja Giorgia Meloni gjithashtu mbërriti në Campidoglio në Romë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Maurizio Costanzos.

Bashkëshortja e mbretit të talk shoë-t, Maria De Filippi, dhe kryebashkiaku i Romës, Roberto Gualtieri i uruan mirëseardhjen kryeministres e cila e cilësoi Costanzon, një gjigand të kulturës dhe gazetarisë.

Homazhet do të zhvillohen deri në orën 18:00 ndërsa varrimi solemn i organizuar nga Ministria e Kulturës do të mbahet të hënën më 27 shkurt në orën 15 në Kishën e Artistëve, në Piazza del Popolo.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x