12.5 C
Tirana
23 / 01 / 2026

Skënderbeu-Partizani, ndeshja e finales/ Të shtunë ndeshja e kthimit për Ligën “Gjergj Kastrioti” në volejboll për femra

Skënderbeu pasi ka fituar ndeshjen e parë në tranfertë 0-3 me Partizanin, takim i vlefshëm për Ligën “Gjergj Kastrioti” në volejboll për femra, këtë të shtunë luan ndeshjen e dytë gjysmëfinale të kësaj lige.

Takim ky që pritet me mjaft interes edhe për faktin se korçaret e rrjetës këtë sezon kërkojnë jo vetëm kupën e ligës edhe trofetë e tjera të këtij viti.

Për trajnerin Orlando Koja, skuadra e Partizanit duhet vlerësuar, pavarësisht ndeshjes së fituar vetëm pak ditë më parë në kryeqytet.

Deri tani është shprehur Koja, me Partizanin kemi luajtur vetëm në transfertë dhe kjo përballje është e para në shtëpi për këtë sezon. Ndaj dhe për këtë kryepankina e rrjetës korçare kërkon mbështetjen e tifozerisë.

Edhe për drejtoren e Klubit Shumësportësh Skënderbeu Olsa Vaso, takimi i dytë me Partizanin është i rëndësishëm pasi përcakton finalisten e Ligës “Gjergj Kastrioti”. Ashtu si trajneri Koja, edhe titullarja e klubit kërkon mbështetjen e tifozëve korçarë.

Për ndeshjen e dytë përballë Partizanit, Skënderbeu e fillon lojën me të gjitha lojtaret titullare, ndërkohë që të gatshme janë edhe lojtaret e stolit.

Takimi Skënderbeu-Partizani, luhet ditën e shtunë në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” në orën 17:00, ndeshje kjo që përcakton finalisten e Ligës “Gjergj Kastrioti”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x