Ish-zv/Kryeministri Arben Ahmetaj u është përgjigjur akuzave të publikuara në media nëse është i përfshirë në çështjen e inceneratorëve, që janë nën hetim nga SPAK.
I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Ahmetaj thotë se ai nuk ka asnjë përfshirje dhe nuk ka firmosur asgjë për inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.
Ish-zv/Kryeministri deklaroi se ndaj tij nuk ka asnjë akuzë zyrtare.
Arben Ahmetaj: Është shumë e rëndësishme që ta vendosm në një kuadër. Ju shmangët nëse, pjesën e procedurës për inceneratorët. Cila është akuza ndaj meje? Ka akuzë zyrtare nga Prokuroria?