18.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

“Qetësohuni”, Protesta e 3 marsit për vulën e PD, Alibeaj mesazh grupit të Berishës

Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar këtë të enjte një takim me disa degë të Partisë Demokratike në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Alibeaj u ndal edhe te vendimi që pritet të marrë Gjykata e Apelit më 3 mars, në lidhje me vulën dhe logon e kësaj force politike.

Alibeaj iu drejtua grupit të Sali Berishës se e drejta do të fitojë dhe shtoi se nga ana juridike, ata nuk kishin të drejtë dhe prova që të shkonin në gjykatë,

“Çdo të bëhet në datën 3? E drejta do të fitojë, ligji do të fitojë, kontributi do të fitojë, historia do të fitojë, e ardhmja e Partisë Demokratike do të fitojë.

Ndaj, qetësohuni sepse ajo që vjen pas datës 3, në çdo rast do të jetë një barrë më e madhe për demokratët, një peshë përgjegjësie më e madhe sesa sot për demokratët, për shqiptarët dhe për Shqipërinë”, tha Alibeaj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x