7.5 C
Tirana
23 / 01 / 2026

Myrto Uzuni, mes kadidatëve për çmimin lojtari i muajit në LaLiga2

Myrto Uzuni, Luis Rioja dhe Pepe Rodriguez janë 3 kandidatët për të fituar çmimin lojtari më i mirë i muajit në LaLiga2 (Segunda Division). Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare vijon të bëjë ligjin te Granada dhe në shkurt dhuroi të tjera performanca pozitive.

Në tri përballje deri tani të zhvilluara në muajin shkurt në Segunda Division, 27-vjeçari ka shënuar tre gola të tjerë vendimtarë për Granadën. Uzuni fillimisht vulosi fitoren e Granadës në një transfertë të vështirë përballë Villarrealit B. Në fitoren 0-2, sulmuesi kuqezi shënoi golin e dytë, ndërsa në sfidën tjetër, përballë Tenerifes në shtëpi, Uzuni i vetëm shënoi dy golat e sfidës.

Deri tani Myrtoja numëron 17 gola, duke udhëhequr Granadën drejt vendeve të para në renditje. Klubi spanjoll aktualisht ndodhet në vendin e pestë me 48 pikë, 5 pikë më pak se Las Palmasi i vendit të parë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x