Enkelejd Alibeaj ka qenë i pranishëm në Korçë, nga ku ka dhënë dhe një deklaratë për media.
I pyetur nga mediat nëse ndihet fajtor për situatën e krijuar në PD, Alibeaj tha se ka qenë kundërshtar i tij qëkur ka qenë në qeveri.
“Të falënderoj për pyetjen se më duhet të të them jo, nuk ndihem fajtor për atë gropë. Ti thua gropë, ajo është distancim nga e kaluara,” – u përgjigj Alibeaj.
Ai theksoi se Partia Demokratike është më e madhe se interesat e një personi të caktuar, kushdo qoftë ai