Situata epidemiologjike në lidhje me Covid-19, në bashkinë e Kolonjës ka qënë e qetë gjatë vitit 2023, ku në total u shënuan rreth 350 persona të infektuar me koronavirus.
Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Kolonjë Pando Çunge ka bërë të ditur se përgjatë vitit të kaluar janë aplikuar gjithsej mbi 12 mijë doza vaksinash anticovid.
Prej fillimit të fushatës së vaksinimit e deri tani është vaksinuar me dy doza rreth 95% e popullsisë rezidente, ndërkohë që ka patur interes edhe për aplikimin e dozave përforcuese.
Aktualisht sipas drejtorit Çunge, në Kolonjë nuk ka asnjë person të infektuar me Covid-19, ndërkohë që dy rastet e fundit janë shënuar në muajin dhjetor të vitit të kaluar.
Bashkia e Kolonjës ka patur raste të pakta infektimesh me Covid-19 gjatë gjithë periudhës së pandemisë në vendin tonë, ndërkohë që interesi për të aplikuar vaksinat anticovid ka qënë i lartë, kryesisht nga moshat e treta, por nga ana tjetër edhe të rinjtë nuk kanë nguruar për marrjen e dozave të vaksinave kundër koronavirusit, duke bërë të mundur që mbulesa vaksinale në popullatë të jetë në përqindje të lartë.
- “Kurti, i frikësuar nga ish krerët e UÇK”/ Martin Leka: Dalja e tyre nga paraburgimi i rrezikon pushtetit - 17/10/2025
- “Zemra mal”! Rama reagon për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së - 17/10/2025
- VIDEO/ Theu bojkotin e Berishës për UÇK, Bujar Leskaj: Kush po e rruan për urdhrat… - 17/10/2025