Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm foto nga takimet që po zhvillon në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Japoni.
Rama është takuar sot me drejtuesin kompanisë ““Sumitomo Electric” me 400 filiale në botë dhe që ka 1200 punonjës në Shqipëri.
“Mirëmëngjes!Dhe me ditën e dytë të vizitës zyrtare në Japoni, që nisi me takimin me drejtuesin e kompanisë të teknologjisë së lartë “Sumitomo Electric”, me 400 filiale në botë në elektronikë, infokomunikacion, mjedis, energji, si edhe 1200 punonjës në Shqipëri, ku objektivi është të hapen edhe 1000 vende të reja pune, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.
Kujtojmë se ditën e djeshme ai takoi Kryetarin e Kuvendit të Japonisë dhe të gjithë delegacionin e miqësisë së dy vendeve. Në këtë vizitë zyrtare, Kryeministri u shoqërua nga 3 ministret, Delina Ibrahimaj, Frida Krifca dhe Mirela Kumbaro.
- Sot seancë plenare në Kuvend, projekt-buxheti 2026 do të shqyrtohet tek “Ekonomia” - 06/11/2025
- Demokrati Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori - 05/11/2025
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025