Pas sulmeve kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë, ka ardhur edhe solidariteti nga Sekretari amerikan i Shtetit.
Ambasada e SHBA në Tiranë raporton se Anthony Blinken ka zhvilluar një telefonatë me kryeministrin Edi Rama, duke i garantuar këtij të fundit mbështetje të plotë.
“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken foli dje me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sekretari Blinken dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik. Sekretari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale”. – Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price” – thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.
/javanews
- Pleqëria, stina e artë e lirisë, Oriana Fallaci dhe guximi për të mos iu fshehur moshës - 29/10/2026
- Tubimi i Trump në Ohajo ndërpritet nga protestuesit për çështjen “Epstein” - 29/10/2026
- Pak para Kuvendit, kryeministri Rama përsërit thirrjen për dialog ndaj protestuesve, ua lë ftesat mbi sofrën e mermertë! (VIDEO) - 29/10/2026