Ulen sipërfaqet e mbjella me fasulen kokërrmadhe e njohur si fasulja pllaqi në fshatin Kreshpanj të bashkisë së Maliqit. E gjithë kjo ka ardhur për shkak të kërkesave jo të mjaftueshme të tregut vendas, por sipas fermerëve ajo çfarë ka ndikuar në uljen e këtyre sipërfaqeve ka të bëjë me mungesën e tregut rajonal dhe atë të Bashkimit Europian.
Fatmir Ferhatllari, banor i këtij fshati tregon se pak vite më parë një grup ekspertësh të BE-së, pasi kanë studiuar zonën dhe prodhimin e fasules kanë dalë në përfundimin e aryetueshëm se plotëson të gjitha kushtet për tu tregtuar në tregjet e Bashkimit Europian.
Sipas fermerit të fshatit Kreshpanj ekspertët kanë siguruar një linjë të veçantë për kalibrimin, strandardizimin dhe ambalazhimin e këtij prodhimi. Ne thotë fermeri, kemi plotësuar të gjitha kushtet, tani është rradha e institucioneve për të bërë detyrën e tyre.
Klevis Ferhatllari, është një tjetër banor i këtij fshati. Ai merret me kultivimin e fasules kokërrmadhe por edhe të një varieteti tjetër, fasules trenare, e cila këtë vit ka mbetur e pashitur. Ai na tregon se ka 3 ton fasule të pashitur ndërkohë që në fshatin Kreshpanj kanë mbetur pa dalë në treg më shumë se 11 ton fasule.
Fermerët janë në pritje të certifikimit të këtij produkti autokton dhe synojnë që ai të gjendet në tregjet rajonale dhe europiane pasi kjo fasule nuk mund të prodhohet në çdo vend për shkak të specifikave që kërkon.
Sipas fermerëve certifikimi i prodhimit të tyre do të bëjë të mundur gjetjen e tregut të sigurt dhe shtimin e sipërfaqeve të mbjella me këtë kulturë.




- “E rëndësishme të mos preket Reforma në Drejtësi”, Gonzato flet për nismën e PS kundër pezullimit të ministrave - 18/02/2026
- LIVE NGA HAGA! “Jam i pafajshëm”, Thaçi: Isha student kur iu bashkova luftës, fund mund t’i jepte vetëm NATO - 18/02/2026
- Pse Kosova nuk ka politika ekonomike afatgjata, zhvillimi ekonomik nuk bëhet nga politikanët - 06/02/2026