Gjatë gjithë historisë, më mirë nga Platoni e këtej, njerëzit kreativë kanë shprehur rezerva ndaj procesit të edukimit. Por kjo nuk do të thotë se ata kishin gjithmonë të drejtë…
Mark Twain
• Nuk e kam lejuar shkollën të ndërhyjë me edukimin tim.
• Në fillim Zoti bëri idiotët, sa për praktikë. Pastaj bëri bordet shkollore.
Oscar Wilde
• Edukimi është një gjë e admirueshme, por është mirë të kujtojmë herë pas here se asgjë që ia vlen të dihet nuk mund të ta mësojnë.
Winston Churchill
• Gjithmonë më ka pëlqyer të marr dije, por jo të më mësojnë.
George Bernard Shaw
• Nga të gjitha gjërat dedikuar njerëzve të pafajshëm, nuk ka asgjë më të tmerrshme sesa shkolla.
Bertrand Russell
• Njerëzit lindin injorantë. Budallenj bëhen nga shkollimi.
Gilbert K. Chesterton
• Shkollimi është procesi gjatë të cilit dikush që ti nuk e njeh të udhëzon mbi diçka që ti nuk do ta dish.
Ralph Waldo Emerson
• Unë paguaj mësuesin, por në fakt janë shokët e shkollës që e mësojnë tim bir.
Elbert Hubbard
• Mund ta çosh një fëmijë në kolegj, por nuk e bën dot të mendojë.
Margaret Mead
• Gjyshja ime donte që të kisha një nivel të admirueshëm edukimi, kështu që nuk më çoi në shkollë.
Përgatiti: Elona Qose
- Si do votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PD humb edhe vendin e dytë. PS kryeson - 10/03/2026
- “Lufta në Iran do të përfundojë shumë shpejt”, qetëson Trump, Teherani: Fundin e vendosim ne - 10/03/2026
- Lufta në Iran, Trump: Rreziku ka kaluar, jemi drejt fundit! Përgjigjet Teherani: E vendosim ne kur mbaron konflikti. Çmimet e naftës pësojnë ulje - 10/03/2026