7.5 C
Tirana
23 / 01 / 2026

Emocione në ndeshjen e Europës, koreografi speciale për tërmetin në tribunat e stadiumit turk

Trabzonspor luajti sonte ndeshjen e radhës në Europa League, teksa mundi 1-0 Basel. Në ndeshjen e luajtur në Medical Park Stadium (Trabzon), në tribuna u vu re një koreografi speciale.

Në imazh nuk munguan forcat e shpëtimit dhe një fëmijë. Gjithashtu, valëviteshin edhe flamujt e shumë vendeve të botës. Koreografia po bën xhiron e globit dhe video është shpërndarë gjithandej. Trabzonspor fitoi falë golit të Stryger Larsen J., në pjesën e dytë. “Së bashku do të qëndrojmë, së bashku do të shërohemi”, thuhet në njoftimin zyrtar të Trabzonspor.

Kujtojmë që një tërmet i fuqishëm goditi Turqinë pak ditë më parë, me numrin e viktimave që është mjaft i madh.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x