6.5 C
Tirana
31 / 03 / 2026

Luhatjet e ‘humorit’, Berisha akuzonte Metën për vrasje: Dy qëndrimet kontradiktore të Saliut për aleatin e tij kryesor

Në protestën e opozitës në krye janë dy personazhet kryesore Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Marrdhënia mes tyre ka qenë e trazuar, gati një dashuri – urretje. Të dy janë përplasur ashpër me akuza të rënda por edhe kanë bërë aleanca. Një ditë para protestës, Berisha fliste për agjentin e FBI duke akuzuar Ramën, sipas Berishës kryeministri ka nxitur Tom Doshin që të akuzonte Metën për komplot për vrasje dhe se ishte qeveria ajo që organizoi takimin me agjentët e FBI.

Berisha:  Toma paguante 5 milionë euro për hetim, McGonigalit, për të hetuar gjoja atentatin që gjoja i kishin organizuar. Pra hetimi në Vjenë, nuk u organizua nga Toma, por u organizua nga qeveria për Tomën, me qëllimin që njeriun që kishte zgjedhur për president, ta akuzonte për vrasës. E keni parasysh se çfarë i thoshte Durim Bami, Tomës, që më ka thirrur Ilir Meta dhe më ka bërë këto e këto.

Kryekëput ndryshe nga qëndrimet dhe deklarata e Berishës në vitin 2015 kur Tom Doshi denoncoi atë që u quajt plan për ta vrarë. Në atë kohë Sali Berisha akuzonte Ilir Metën se kishte porositur vrasje. Të dy u përplasen ashpër në seancën e kuvendit të datës 5 mars të vitit 2015. Le ta risjellim.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x