6.5 C
Tirana
24 / 01 / 2026

Federata braziliane përgënjeshtron lajmin: Nuk ka marrëveshje me Ancelottin

Lajmi bombë i publikuar nga “ESPN” ka gjetur të papërgatitur federatën braziliane të futbollit, që është detyruar që të përgënjeshtrojë arritjen e marrëveshjes me Carlo Ancelottin përmes një njoftimi zyrtar.

“Federata braziliane e futbollit njofton se lajmi i publikuar këtë të premte, ku thuhet se trajneri i Realit të Madridit, italiani Carlo Ancelotti, do të jetë trajneri i ri i kombëtares së Brazilit është i pavërtetë. 

Po vazhdon kërkimi për teknikun e ri të skuadrës kombëtare dhe vendimi do të njoftohet në kohën e duhur”, shkruhet në njoftim.

Pak orë më parë “ESPN” publikoi lajmi se Ancelotti kishte arritur marrëveshjen për të drejtuar Brazilin nga korriku i këtij viti deri në vitin 2026. 

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x