7.5 C
Tirana
24 / 01 / 2026

Drejtori i Partizanit konfirmon lajmin: Do luajmë me Interin në Korrik

Skuadra e Partizanit do të zhvillojë një ndeshje miqësore me gjigantin italian, Inter.

Drejtori sportiv i klubit nga kryeqyteti, ka konfirmuar për GazetaBlic Sport se po planifikojnë ndeshjen miqësore me Interin.

Elton Marini, ka deklaruar se data ende nuk është caktuar, por ndeshja pritet të zhvillohet mes datës 10 dhe 15 korrik.

“Po, kemi rënë dakord me Interin për të luajtur një ndeshje miqësore, ende nuk është konfirmuar data, por midis 10-15 korrikut“, tha drejtori sportiv i Partizanit, Elton Marini.

Interi është skuadra tjetër e madhe evropiane që vjen në Shqipëri pas Milanit dhe Real Madridit.

Kjo ndeshje pritet të zhvillohet në “Air Albania”, teksa në muajt e ardhshëm do të caktohet dhe zyrtarizohet gjithçka.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x