Rusia ka vijuar me bombardime të njëpasnjëshme në rajonin e Khersonit, duke shkaktuar vdekjen e dy personave, mes tyre një 5 vjeçar si dhe plagosjen e nëntë të tjerëve. Bombardimet vijnë në një kohë kur sot në Kiev mbahet samiti Ukrainë-BE.
Zelensky ka pritur në Kiev udhëheqësit e vendeve të BE-së, ndërkohë që janë aktivizuar sirenat e alarmit për sulm ajror pak para nisjes së samitit.
Sirenat e sulmit ajror ranë në Kiev pak para fillimit të samitit Ukrainë-BE në kryeqytetin ukrainas. Alarmet e sulmit ajror më pas u përhapën në të gjithë vendin ndërsa Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mirëpriti liderët e Bashkimit Evropian.