6.5 C
Tirana
03 / 02 / 2026

Pija shekullore që bashkon kulturat, traditat dhe fetë  

Në çdo gllënjkë të salepit gërshetohen aromat e traditave, feve dhe festave shekullore. Salepi, një përzierje e trashë qumështi, sheqeri dhe erëzash, është një pije tipike dimërore dhe për të krishterët palestinezë, ka lidhje të forta me sezonin e Krishtlindjeve. Konsiderohet një pije tradicionale në shumë vende të Lindjes së Mesme si Izraeli, Libani, Siria dhe Jordania, por sigurisht nuk mungon as në tavolinat e Turqisë dhe vendeve të Ballkanit, përfshirë dhe Shqipërinë.

Blanche Shaheen, autore e disa librave gatimi, u rrit në Kaliforni, por historitë e familjes së saj i kanë rrënjët në rrugët e Betlehemit. “Nëna ime përgatiste gjithmonë salep, pasi kishte marrë pjesë në meshën e Kishës së Lindjes”, thotë ajo. Kur nëna e Shaheen u martua dhe u transferua në SHBA në vitin 1970, ajo mori me vete recetën dhe traditën, të cilën sot e vazhdon e bija.

Versioni që nëna e saj pinte në rrugët e Betlehemit bëhej me pluhur salepi. I përdorur që nga koha osmane si trashës në ëmbëlsira dhe pije, pluhuri përgatitet me zhardhokët e orkideve të egra që tashmë janë në rrezik zhdukjeje, ndaj konsiderohet i paligjshme përdorimi ose eksportimi i tyre. Për këtë arsye, shumë palestinezë në diasporë, e zëvendësojnë pluhurin e salepit me niseshte misri dhe uji trëndafili duke i përzierë me qumësht, sheqer dhe kanellë. Megjithatë, nuk mungojnë eksperimentimet me përbërës të rinj si p.sh: kakao, kokos, biskota, karamele etj.

Shaheen e përfshiu këtë recetë salepi në librin e saj të gatimit “Festa në Lindjen e Mesme”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x