12.5 C
Tirana
31 / 01 / 2026

Gëzuar ditëlindjen Ismail Kadare!

“Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi, sa rrallë.”

Janë këto vargje që gjithsecilit prej nesh shumë shpesh i vijnë ndër mend si një motiv i bukur.

Sot feston ditën e lindjes ndoshta shkrimtari më i madh bashkëkohor i Shqipërisë, Ismail Kadare. Kujtojmë që Kadare është vlerësuar me çmime prestigjoze jo vetëm në Shqipëri por dhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Disa nga çmimet që është dekoruar Kadare:

•           Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit, Kosovë;

•           Prix mondial Cino Del Duca, Francë, 1992;

•           Çmimi “Bokaçio” Itali,1997;

•           Herder Prize, Gjermani, 1998;

•           Ovid Prize, Rumani, 2003;

•           Çmimi Man Booker International, Britani, 2005;

•           Princi i Asturias për Letërsinë, Spanjë, 2009;

•           Çmimi “Lerici Pea”, Itali, 2010;

•           Çmimi Jeruzalem, Izrael, 2015;

•           Commandeur de la Légion d’Honneur (C. LH), Francë, 2016;

•           Çmimi “Letërsia shqipe”, Kosovë, 2017;

•           Çmimi “Nonino”. Itali, 2018;

•           Çmimi i karrierës akademike, nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2018;

•           Çmimi Park Kyong-ni, Korea e Jugut, 2019;

•           Neustadt International Prize, SHBA, 2020;

•           Prozart, Maqedoni e Veriut, 2020;

Kush është Ismail Kadare:

Ismail Kadare është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, akademik, ish-deputet i Kuvendit Popullor (1970-’82) dhe zv/kryetar i Frontit Demokratik. Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij shtrihet edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime.

Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë. Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, mes të cilëve Çmimin «Man Booker International» më 2005, çmimin «Princesa de Asturias» për Artet më 2009 dhe Çmimin «Jeruzalem» më 2015. Viteve të fundit ai e ndan kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë.

Disa nga veprat më të vlerësuara të Kadaresë:

1.“Pallati i ëndrrave”

2.“Kronikë në gur”

3.“Prilli i thyer”

4.“Gjenerali i ushtrisë së vdekur”

5.“Kështjella”

6.“Dimri i vetmisë së madhe”

7.“Ura me tri harqe”

8.“Aksidenti”

9.“Kristal”

10.“Mosmarrëveshja”

Ismail Kadare duke parë fotografi të fëmijërisë së tij.

Redaksia e Pena.al i uron shkrimtarit Kadare shëndet e jetë të gjatë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x