Një komedi plot situata, karaktere dhe humor do të vihet në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korçës këtë fundjavë.
Nën titullin “Shfaqja që shkon ters”, kjo komedi vjen si prodhim i trupës së teatrit të të rinjve “Youth Zone”, një nismë e ndërmarrë nga vetë të rinjtë, mbështetur nga bashkia Korçë dhe Qendra e Artit dhe Kulturës, e cila ka për qëllim promovimin e talenteve të tyre në fusha të ndryshme.
Për drejtoren e qendrës kulturore “Vangjush Mio”, Blerta Belliu, ky është një rikthim i teatrit të të rinjve në Korçë, i munguar prej vitesh.
Në këtë shfaqje do të interpretojnë shtatë të rinj nga shkollat e mesme të qytetit, mjaft të talentuar e të apasionuar pas teatrit.
Komedia “Shfaqja që shkon ters” do të vijë për publikun korçar për tre netë me rradhë në teatrin e Korçës.
- Rama, Rama të QRB! - 02/09/2026
- VIDEO/ Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh - 27/08/2026
- PD duartroket ata që po i sharrojnë degën ku është ulur - 18/06/2026