Partia Demokratike ka bllokuar foltoren e Kuvendit pas replikave me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.
Ka qenë fillimisht Enkelejd Alibeaj ai që kërkoi prezencën e kryeministrit Edi Rama në sallë si dhe ndryshimin e rendit të ditës.
“Rama duhet të jetë i pranishëm në Kuvend. Ajo karrige nuk mund të rrijë bosh. Ai njeri i cili është strumbullari i një skandali korruptiv që ka disa ditë që vlon në shqipërinë, amerikë dhe kudo do duhet të japë sqarime. Këtu është vendi ku është i detyruar të jetë prezent” – tha Alibeaj.
Ndërkohë deputetët pro-Berishës kanë bllokuar foltoren për t’i dhënë fjalën kreut të tyre.
Që në krye të herës Sali Berisha ka hedhur akuza se Rama dhe këshilltarët e tij janë të përfshirë në afera korruptive.
- Rama, Rama të QRB! - 02/09/2026
- VIDEO/ Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh - 27/08/2026
- PD duartroket ata që po i sharrojnë degën ku është ulur - 18/06/2026