5.5 C
Tirana
03 / 02 / 2026

Taksisti refuzon 100,000 euro nga një emir për taksinë e tij: historia e Juves “e shkruar” në atë makinë

Taksia e tij është një muze i hapur qe leviz dhe që gjurmon historinë e Juventusit, midis së shkuarës dhe së tashmes, përmes autografeve të lëna në çdo pjesë të automjetit të tij nga lojtarët dhe kampionët e ndryshëm që kanë ndjekur njëri-tjetrin bardh e zi gjatë viteve të fundit.

Ky është Tommy Agosta dhe me profesion është shofer taksie. Torinez, por juventin, ai njihet edhe për kujtimet e tij të çmuara bardh e zi që gjenden brenda garazhit të tij. Sipas Corriere della Sera, burri ka kepuce te vjetra futbolli të mbajtura mirë, të përdorura dhe të firmosura nga legjenda Boniperti si edhe ato të Cristiano Ronaldos – shumë më moderne – deri në rreth gjysmë mijë këmisha, dhjetëra e dhjetëra topa, një duzinë palë dorashka, trofe të ndryshëm dhe shumë foto kujtimi…

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x