12.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

Spiunët në politikë, Bushka: Pjesë e dekriminalizimit, por e vështirë të përfundojë për 14 majin

Largimi i spiunëve nga politika pritet të rikthehet  sërish në debatet e politikes, pasi mazhoranca e ka gati draftin dhe komisioni i Ligjeve e ka përfshirë në kalendarin 3-javor të punës. Kryetarja e këtij Komisioni, Klotilda Bushka, tregon për A2CNN se nisma e socialistëve për pastërtinë e figurës së funksionarëve publikë do t’i bashkëngjitet ligjit të propozuar nga demokratët për integritetin e personave që zgjidhen dhe emërohen.

Kandidatët për deputetët apo për këshillat bashkiakë do t’u ndalohet kandidimi për të marrë pjesë në zgjedhje në rast se kanë patur lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit.

Në ndryshim nga kryetari I grupit parlamentar të PS, Bushka e sheh të vështirë që ky ligj të implementohet për zgjedhjet e 14 majit.

“Koha është e rëndësishme, por cilësia dhe kushtetutshmëria kanë po të njëjtën rëndësi, pasi është një çështje komplekse”, deklaron ajo.

Këto ndryshime në ligjin e dekriminalizimit do të kenë ndikim edhe tek deputetët e zgjedhur, pasi në rast së do të vërtetohen lidhje me ish-sigurimin do t’u ndërpritet mandati.

Mazhoranca nuk I ka votat dhe këto ndryshime kërkojnë 84 kartonë jeshilë në parlament që të implementohen në Ligjin e Dekriminalizimit

“Do të jetë e vështirë me situatën në PD, por deputetët e demokratë duhet të heqin dorë nga interesat personale”, shton ajo.

Ky ligj, sipas Bushkës, do të jetë një mundësi edhe për demokratët që të ndahen nga e kaluara komuniste e vendit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x