10.5 C
Tirana
05 / 02 / 2026

Tentuan të “hiqnin qafe” rivalët, arrestohen në Spanjë bosët e bandës në Shqipëri

Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion ka lëshuar një mandat arresti për Ramazan Rrajën, nipin e deputetit socialist Rrahman Rraja.

Agjentët e Policisë Kombëtare spanjolle kanë arrestuar në qytetet e Barcelonës dhe Madridit dy shtetas shqiptarë të cilët dyhsohen të jenë krerët e një organizate kriminale në Shqipëri.

Mediat iberike shkruajnë se personat e ndaluar ishin në kërkim nga autoritetet shqiptare për veprat penale “Tentativë vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal”; “Armëbajtje pa leje” dhe “Pastrim parash”.

Ata akuzohen nga autoritetet shqiptare se tentuan të ekzekutonin anëtarët e një organizate kriminale rivale.

 “Nga informacionet e marra nëntorin e kaluar u bë e ditur prania në vendin tonë e këtyre dy personave. Pas disa përpjekjeve, INTERPOL-i ka lëshuar dy urdhër-arreste ndaj të dyve. Ngjarjet për të cilat ata akuzohen datojnë në vitin 2021 në Shqipëri, ku organizata kriminale e drejtuar prej tyre po përgatitej të kryente një sulm për të vrarë disa persona të përfshirë në ndërprerjen e veprimtarisë së tyre kriminale të trafikut të drogës”, njofton policia spanjolle.

Njëri prej të arrestuarve u arrestua në aeroportin e Barcelonës teksa po kthehej aty pas një udhëtimi në Turqi, ndërkohë që tjetri në banesën e tij në Madrid.

Policia spanjolle bën me dije se personat e ndaluar janë përfshirë edhe në vepri të jashtëligjshme në Spanjë, përfshirë trafikun e drogës dhe falsifikimin e dokumenteve.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x