Pas miratimit të hartës së re gjyqësore, pritet që Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Pogradecit t’i bashkohet, asaj të Korçës. Gjithashtu edhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec do t’i bashkohet prokurorisë së qytetit më të madh në juglindje të vendit.
Kryetari i gjykatës së Pogradecit Artan Jahollari ka bërë me dije se aktualisht jo vetëm që nuk ka filluar puna për transferimin e dosjeve pranë gjykatës së rrethit gjyqësor Korçë, por akoma më tej gjithnjë sipas tij nuk është ndaluar as shorti për dy gjyqtarët e kësaj gjykate për çeshtjet civile dhe ato penale.
Pranë kësaj gjykate ka bërë me dije titullari, janë në shqyrtim rreth 600 dosje civile dhe penale, të cilat pas datës 1 maj, do të shqyrtohen në gjykatën e Korçës, ndërkohë që sipas tij një pjesë e shërbimeve kryesisht ato administrative, do të vijojnë të ofrohen pranë gjykatës së Pogradecit.
Transferimi i dosjeve pranë gjykatës së Korçës edhe për kryetarin e kësaj gjykate, do të sjellë shtyrjen e gjykimit të tyre.
Gjykata e rrethit gjyqësor të Pogradecit normalisht duhej të punojë me 4 gjyqtarë, ndërkohë që prej disa kohësh ushtrojnë aktivitetin e tyre vetëm 2 gjyqtarë. Mungesa e gjyqtarëve gjatë këtyre 3 viteve të fundit ka bërë në mënyrë sistematike shtyrjen e çështjeve civile dhe penale.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026