Një atentat është planifikuar ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe disa deputetëve të kësaj force politike.
Lajmin e bënë të ditur mediat e Kosovës, të cilat bëjnë me dije se këto informacione, gjatë ditës së sotme, kanë shkuar sot në adresë të partisë nga shërbimet partnere.
Ndërkohë Policia e Kosovës ka konfirmuar se është duke u marrë me rastin në fjalë dhe Zyra për Informim e Policisë së Kosovës ka njoftuar se drejtoria kompetente ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.
“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë”, thuhet në këtë njoftim.
“Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet më tej në njoftim.
Shërbimet partnere të Kosovës thanë se grupi që do të kryente atentatet ndaj zyrtarëve të partisë më të vjetër në vend, tashmë është identifikuar