Zv. ministri i Brendshëm, Julian Hodaj tha në një intervistë për Euronews Albania se Partia Socialiste nuk pret zgjedhjet për të punuar.
Sipas tij që më 26 prill 2021 e deri më sot puna nuk ka ndaluar.
“Xakonisht një fushatë fillon të nesërmen e ditës që mbyllet një fushatë, pra në rastin konkret unë do të thoja që fushata për zgjedhjet lokale, sidomos për zgjedhjet në Tiranë ka filluar që më 26 prill të 2021-shit,” – u shpreh Hodaj.
Kandidati për Tiranën, edhe pse jo ende i zyrtarizuar do të jetë Erion Veliaj. Siç tha Hodaj, ka shumë arsye për këtë.
“Për çfarë përfaqëson, për çfarë ka treguar në gjithë këto vite dhe për çfarë mund të bëjë për të ardhmen e Tiranës,” – u shpreh zv. ministri.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026