14.5 C
Tirana
07 / 11 / 2025

Biznesmeni i inceneratorëve/ Berisha: Komiteti Shqiptar i Helsinkit nuk u lejua të hetojë për vdekjen e Enver Sheshit

Sali Berisha u shpreh se Komiteti Shqiptar i Helsinkit nuk u lejua të hetojë për vdekjen e Enver Sheshit, i arrestuar për aferën e inceneratorëve.

“Enver Sheshi dinte shumë të fshehta. Kishte dëgjuar shumë. Veprimet i kishte kryer me garanci të madhe për mbrojtje. Nuk jam këtu për të bërë nekropolitikë, jo! Por, në çdo rast, vdekje në rrethana të dyshimta, akti i parë me ligje kombëtare dhe ndërkombëtare, është transparenca e plotë për të gjithë ndodhitë. Çfarë ndodhi me Enver Sheshin? Bllokim total i një hetimi nga shoqëria civile.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, i sinjalizuar për dyshimet e forta për vdekjen e Sheshit, dërgoi vëzhguesit e pavarur në institucionet përkatëse. Vëzhguesit e pavarur, gjetën në çdo institucion që trokitën, bllokim, mashtrim. Ata konstatuan se drejtori i burgut 313 nuk pranoi t’i lejonte ata të njiheshin dhe të merrnin të dhënat më elementare, madje as të këqyrin qelinë. Nuk u lejuan të takojnë asnjë gardian, asnjë punonjës të burgut, as ata që vuanin dënimin së bashku me të”, tha Berisha.

“Komiteti i Helsinkit gjeti të njëjtën situatë në Prokurorinë e Tiranës dhe Policinë e Shtetit”, shtoi kreu demokrat.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x