Pegagogë, studentë dhe përfaqësues të Këshillit Studentor të universitetit “Fan Stiljan Noli” në Korçë pasditen e djeshme në mjediset e rektoriatit të universitetit, kanë bërë homazhe duke ndezur qirinj në përkujtim të viktimave të luftës në Kosovë.
Sipas organizatorëve simboli i lulekuqes me katër petale shërben si një kujtesë për format e ndryshme të genocidit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Ndezja e qirinjve në përkujtim të Masakrës së Reçakut është një solidarizim shpirtëror për familjet e të rënëve në Kosovë dhe sipas pedagoges Alba Kreka shërben si domosdoshmëri për të krijuar memorie historike tek brezat e ardhshëm, që ngjarje të tilla të mos harrohen.
Pjesë e këtij tubimi kanë qënë edhe fëmijë, të cilët kishin ardhur së bashku me prindërit për të ndezur një qiri në kujtim të viktimave të luftës në Kosovë.
Kjo nismë e universitetit të Korçës ishte në solidarizim të thirrjes për homazhe të mbajtura në të gjitha qytetet e Kosovës.





- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026