Kryeministri i vendit Edi Rama ju ka uruar të gjithëve një javë të mbarë me Spitalin e Ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT.
Në postimin e tij në Facebook, Kryeministri Rama shkruan se ky spital është një investim madhor i projektuar dhe i realizuar duke siguruar standardet më të larta europiane në çdo aspekt.
Kryeministri Rama thotë se Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT së shpejti do të hapë dyert si një vlerë e madhe e shtuar në rrugën e Rilindjes së Shëndetësisë.
“Me Spitalin e Ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, një investim madhor i projektuar e realizuar duke siguruar standardet më të larta europiane në çdo aspekt, i cili së shpejti do të hapë dyert si një vlerë e madhe e shtuar në rrugën e Rilindjes së Shëndetësisë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Kryeministri Rama në Facebook.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026