Pas fluskit të shtuar të lëvizjeve gjatë ditëve të para të janarit, është normalizuar situata në pikat e kalimit kufitar të juglindjes që lidhin Shqipërinë me Greqinë e Maqedoninë e Veriut.
Kthimi i emigrantëve shqiptarë në Greqi, pas kalimit të festave të fundvitit në atdhe pranë familjarëve të tyre, shkaktoi disa herë rradhë të gjata dhe orë pritjeje, në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, e cila që prej fundit të vitit të kaluar dhe gjatë ditëve të para të këtij viti punoi me kapacitet të plotë dhe procedurë të përshpejtuar, për të përballuar fluksin e për të shmangur rradhët e gjata.
Tashmë duket se situata është normalizuar në pikat kufitare të juglindjes, ku sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionit në Korçë, kjo fundjavë ka shënuar shifra normale, ku gjatë dy ditëve të fundit ka patur në total 6413 hyrje-dalje, në Kapshticë dhe Qafë-Thanë.
Sipas të njëjtave burime në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, kanë hyrë 1454 shtetas dhe kanë dalë 1569, gjatë 24 orëve të fundit. Ndërsa në Qafë-Thanë, kanë hyrë 1542 dhe kanë dalë 1848 shtetas.
- Demokrati Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori - 05/11/2025
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025
- Sot, afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve/ Zbardhen emrat e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit - 03/11/2025