Komiteti i Parlamentit Europian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) sot ka votuar pro liberalizimit të vizave.
Mësohet se 48 eurodeputetë kanë votuar pro, 7 kundër dhe 3 kanë abstenuar. Tani, pritet që parlamenti i PE të votojë për këtë çështje, që tashmë është dëshmuar pro heqjes së vizave edhe më herët.
Pas votimit në PE, radha u vjen votimeve nga ambasadorët e BE’së dhe Këshillit të Ministrave me shumicë të thjeshtë.
Më pas, akti ligjor duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së: Komisioni Europian, Këshilli Europian, Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian.
Pastaj, vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare dhe liberalizimi i vizave hyn në fuqi në afatin e dakortësuar.
🇽🇰 The trilogue agreement on visa liberalisation with Kosovo was approved by @EP_Justice MEPs with 48 in favour, 7 against, and 3 abstaining (rapp. @thijsreuten).
— LIBE Committee Press (@EP_Justice) January 12, 2023
Next, the EP plenary will vote on the matter.
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025
- Sot, afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve/ Zbardhen emrat e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit - 03/11/2025
- SPAK me komunikatë zyrtare, zbardhen akuzat për kreun e ARRSH dhe katër të tjerë - 03/11/2025