Kryetari i Bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli ka mbledhur në një takim administratorët e njësive dhe kryepleqtë e fshatrave, me qëllim diksutimin e promblematikave që kërkojnë zgjidhje emergjente. Në këtë takim mori pjesë edhe Prefekti i Qarkut Nertil Jole dhe Kryetari i Këshillit Bashkiak Sotiraq Mangëri.
Krybashkiaku Xhakolli bëri një përmbledhje të punëve të realizuara, atyre që janë në proces përfundimi, si ndriçimi rrugor dhe ujësellësat në Velçan e Proptisht, ndërsa tha se brenda pak javësh do të nisë edhe puna për lotin e parë të rrugës Proptisht-Bishnicë e cila në fazën e parë do të rikonstruktohet deri në fshatin Slabinjë.
Ndër të tjera Xhakolli tha se do të shtohet intesiteti i punës për të përfunduar ndriçimin rrugor në fshatra si dhe bëri të ditur se vijon puna për të siguruar fondet e nevojshme për akset Trebinjë-Llëngë dhe Dardhas-Niçë.
Ndërkaq Prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole teksa përshëndeti takimin, kërkoi që të tregohet vëmendje e veçantë edhe për pjesën e emergjencave civile.
Gjatë këtij takimi të gjithë administratorët e njësive dhe kryepleqtë e fshatrave renditën problematikat që kërkojnë zgjidhje emergjente, problematika të cilat do të referohen sipas drejtorive përkatëse për të marrë zgjidhje në kohën e duhur, me qëllim përmirësimin e jetës së banorëve.






- Nga Musolini e Lef Nosi, te Enver Hoxha, Maks Velo e Sudja, Ben Blushi zbulon 100 personazhet e romanit “Historitë e çmendura të Tiranës” - 04/11/2026
- Figurat bullgare të rilindjes kombëtare – arkitektët e lindjes evropiane - 02/11/2026
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026