14.5 C
Tirana
20 / 02 / 2026

Dështon përpjekja për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi

Shumica parlamentare e përbërë nga Fronti Demokratik pro-rus, Demokratët dhe Lëvizja URA e Dritan Abazoviçit nuk ka arritur një marrëveshje për formimin e një qeverie të re, të udhëhequr nga Miograd Llekiç.

Pas një takimi me përfaqësuesit e shumicës parlamentare më 4 janar, Llekiç njoftoi se nuk do të ketë ekzekutiv të ri.

“Kam thënë se ose do të ketë një qeveri serioze, ose nuk do të ketë fare. Nuk do të ketë Qeveri dhe le t’ua lëmë qytetarëve që ta interpretojnë vetë se kush ishte serioz”, tha Llekiç pas takimit, ku pritej të vendosej për Qeverinë e re dhe datën e seancës plenare për zgjedhjen e ekzekutivit. Paraprakisht, Llekiç kishte njoftuar se Qeveria e re do të formohej më 20 Janar.

Më 29 dhjetor, shumica parlamentare i dha Miograd Llekiqit mandatin që të formojë Qeverinë e re, bazuar në ndryshimet kundërthënëse në Ligjin për presidentin.

Sipas këtij ligji, shumica parlamentare tentoi që të merrte kompetencat e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, sepse ai refuzoi që të mandatonte Llekiçin për formimin e ekzekutivit të ri.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x