Pas shumë vitesh në Korçë, është kënduar sërish acapella, pra pa instrumenta. Kompozitori i talentuar kosovar Trimor Dhomi, pëgatiti me mjeshtëri korin, për të sjellë një frymë të re të këngëve korçare e atyre qytetare ndërsa u shpreh se ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të gjatë.
Në këtë kor u ndërthurën zërat e konsoliduar më të rinjtë e talentuar korçarë, për të sjellë tinguj harmonikë.
Për Drejtoren e Qendrës së Artit dhe Kulturës në Korçë, Zamira Kita, kjo ishte një ndër mbrëmjet më të veçanta në këto ditë festive, ndërsa shtoi se bashkëpunimet me këtë kompozitor, do të vijojnë edhe më tej.
Performanca e “Korit Acapella” u ndoq me interes dhe u duartrokit nga publiku i pranishëm në sallën e teatrit “Andon Zako Çajupi”.
Këngët e interpretuara nga Kori, ndezën atmosferën në këtë mbrëmje festive që u mbajt në vigjilje të Krishtlindjes.