Për herë të parë në Shqipëri Korça është bërë qendra e promovimit të artit përmes teknologjisë. Salla multimediale për projeksione 360° është përuruar pasditen e së premtes përmes një ceremonie të veçantë.
Kjo sallë do të jetë në funksion për të rinjtë dhe jo vetëm, të cilët do të nxiten për të zhvilluar ide inovative të shkrira në projeksionin 360°, si dhe do të krijojnë mundësi të panumërta për të ardhmen e tyre.
Ky është një prej projekteve pjesë e programit të madh të bashkisë Korçë, për mbështetjen e teknologjisë dhe inovacionit, që ka në fokus punësimin e të rinjve, ka thënë kryebashkiaku Sotiraq Filo.
Salla multimediale u ndërtua falë mbështetjes me gant nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. Për ministren Edona Bilali, kjo sallë është një mundësi për të rinjtë e Korçës të interesuar për startup-et në multimedia.
Deri pak pak kohësh një sipërmarrje e tillë sipas Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, ishte një iluzion, ndërsa tani është një realitet i prekshëm, pasi qindra të rinj janë të punësuar për llogari të shumë kompanive që operojnë në gjithë botën.
Për herë të parë në sallën multimediale për projeksione 360° janë shfaqur piktura të rralla nga koleksioni personal i piktorit korçar Vangjush Mio. Punime këto të sjella edhe në këtë formë përmes teknologjisë, kanë dhuruar emocione të veçanta për vajzën e piktorit.
Gjatë ceremonisë së inagurimit të sallës multimediale për projeksione 360°, janë ndarë edhe certifikata për 22 të rinjtë e parë të cilët janë trajnuar falas nga bashkia Korçë, për startup-et në fushën e multimedias, për të qënë gati për tregun e punës.
tregun e punës.