9.5 C
Tirana
20 / 02 / 2026

Zgjedhjet e 14 majit, Meta: Këshillat bashkiakë do të kthehen në tribuna të qytetarëve!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se në zgjedhjet e 14 majit, për kryetarët e bashkive, këshillat bashkiakë do të kthehen në tribuna të qytetarëve.

Meta dhe më herët ka vënë theksin tek zgjedhjet lokale për rëndësinë e madhe që kanë ato edhe për fatin e “Qeverisë Rama”.

Një ditë më parë, Meta në një postim në Facebook tha se: “Largimi i shpejtë i Qeverisë është domosdoshmëri për t’i dhënë frymëmarrje vendit dhe për të garantuar të ardhmen e të rinjve tanë. Zgjedhjet e 14 Majit janë një mundësi e shkëlqyer për këtë”.

Artikujt më të kërkuar

7
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x