9.5 C
Tirana
20 / 02 / 2026

“Gazetari Tom Therçaj, nderohet me Çmimin e Ekselencës në Itali”

Në mjedisin e bukur të kishës kolegjiale të Santa Maria delle Grazie në Marigliano, Itali, u zhvillua rituali i edicionit XXII të Çmimit të Festivalit Botëror Klasik Kulturor të Napolit kushtuar formave të ndryshme të artit dhe kërkimit shkencor, teknik dhe juridik nën drejtimin e producentit dhe muzikantit Lorenzo Maffia.

Kjo veprimtari solli në skenë ekselenca të vërteta në fushën artistike, kulturore dhe shkencore, të cilët kanë një karrierë të pasur profesionale dhe  janë dalluar gjatë vitit 2022  për aftësitë e tyre krijuese dhe njerëzore.

Ceremonia e ndarjes se çmimeve u drejtua nga gazetarja e talentuar Ertilia Giordano nën shoqërinë e aktorit të mirënjohur Andrea Fiorillo, i cili krijoi momente të këndshme edhe me aktorin spanjoll Marc Parejo, i ftuar nderi i mbrëmjes.

Përveç personaliteteve italiane të fushave të ndryshme si arti, kultura, spektakli, filmi, gazetaria, shkenca, mjekësia, mjedisi, etj., u nderuan me  çmime edhe përfaqësues të vendeve të tjera si Shqipëria, Spanja, Ukraina, SHBA, Korea e Jugut, dhe Kina.

Kryebashkiaku i Marigliano, Dr. Giuseppe Jossa, i dorëzoi çmimin ndërkombëtar Profesor Wang Shaoqiang, drejtor i Muzeut Guangdong, muzeu më i madh dhe më i rëndësishëm në Kinë, përmes lidhjes video.

Për rubrikën KULTURË, çmimin e mori gazetari shqiptar Tom Therçaj.

“Këtë vlerësim ia dedikoj Radio Televizionit Shqiptar, transmetuesit publik ku punoj prej më shumë se 35 vitesh”, u shpreh përmes emocioneve gazetari dhe producenti Therçaj.

“Gazetaria televizive është një punë në grup, ndaj dua ta ndaj këtë çmim me operatorët, montazhierët dhe gjithë ata që shërbejnë për të informuar publikun. Profesioni im, plot tri dekada, më ka lidhur me Italinë, ku kam realizuar kronika, emisione dhe dokumentarë të ndryshëm. Kam pasqyruar jetën dhe integrimin e bashkatdhetarëve tanë në Gadishullin e Apenineve, këtë vend mik me kontribut të spikatur për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.” Kryetari i Shoqatës Napoli Cultural Classic, Dr. Carmine Ardolino është një emër i njohur, i cili prej më shumë se dy dekadash ka kthyer në traditë organizmin e veprimtarisë për vlerësimin, si dhe ndarjen e çmimeve për përfaqësuesit e spikatur të fushave të ndryshme.

Artikujt më të kërkuar

2
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x