FIFA ka publikuar renditjen për kombëtaret pas Botërorit të Katarit. Edhe pse Argjentina është kampione bote në fuqi, në bazë të pikëve në vendin e parë vijon të jetë Brazili. Vendi i dytë për Argjentinën, teksa më pas vijnë Franca, Belgjika, Anglia, Holanda dhe Kroacia. Italia në vendin e tetë, me të kaltrit e Mancinit që humbasin dy pozicione nga qëndrimi jashtë Botërorit. Hap i madh për Marokun që nga vendi i 22 kalon në atë të 11.
Shqipëria qëndron në vendin e 66, me kuqezinjtë që kanë 1353.03 pikë në klasifikim dhe fitojnë një vend pasi më herët mbanin vendin e 67. Nga ana tjetër, Kosova mban vendin e 107 në botë, teksa ka përmirësuar rekordin e mëparshëm me dy pozicione. Renditja më e mirë e Dardanëve ka qenë në vendin e 109.
Renditja e FIFA, përditësimi i ri në 6 prill 2023:
1. Brazil
2. Argjentinë
3. Francë
4. Belgjikë
5. Angli
6. Holandë
7. Kroaci
8. Itali
9. Portugali
10. Spanjë
11. Marok
12. Zvicër
13. Shtetet e Bashkuara
14. Gjermani
15. Meksikë
16. Uruguai
17. Kolumbi
18. Danimarkë
19. Senegal
20. Japoni
- Demokrati Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori - 05/11/2025
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025
- Sot, afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve/ Zbardhen emrat e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit - 03/11/2025