14.5 C
Tirana
26 / 12 / 2024

Raporti i OKB-së/ Teliti thirrje qeverisë: Merrni masa urgjente, shqiptarët po varfërohen

Anëtari i Këshillit Kombëtar Dorian Teliti në një deklaratë për media ka reaguar për raportin e OKB-së sipas së cilit ata shqiptarë, që aktualisht jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë, do të varfërohen më tej.

Teliti deklaron se Shqipëria bën pjesë në një grup me Kirgistanin, Moldavinë, Mongolinë dhe Taxhikistanin. Teliti në emër të PD kërkon marrjen e masave urgjente për mbrojtjen e shtresave të ekspozuara, teksa shpalos disa propozime.

Njoftimi:

Sipas një raporti të OKB-së, ata shqiptarë, që aktualisht jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë, do të varfërohen më tej. Vendi ynë, sipas të njëjtit Raport, bën pjesë në një grup me Kirgistanin, Moldavinë, Mongolinë dhe Taxhikistanin, të cilat do të varfërohen përgjatë këtij segmenti të ardhurash ditore. Partia Demokratike i pret me shqetësim përfundimet e Raportit dhe kërkon marrjen e masave urgjente për të mbrojtur shtresat e ekspozuara.

Qeveria duhet të ulë antenat e propagandës, të pranojë faktet dhe, mjaft më me kokën drejt oligarkëve, por të kthehet nga populli. Në linjë me sugjerimet e OKB Partia Demokratike vihet në mbrojtje të jetës dhe dinjitetit të shqiptarëve. Kërkojmë në mënyrë urgjente:

Një paketë mbështetëse direkte në llogaritë e familjeve në nevojë, pensionistëve dhe familjeve me të ardhura të ulëta mujore.  Subvencione të drejtpërdrejta për sektorët në rrezik të ekonomisë, për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe vendet e punës. Shkurtimin e taksave të rritura ndër vite në kurriz të konsumatorit dhe bizneseve shqiptare, ku e para që të shkurtohet të jetë taksa e rritur me 24 leke/litër mbi karburantin. Pa një reagim dhe një paketë masash, shqiptarët do të varfërohen edhe më tej dhe Shqipëria do të vazhdojë të shpopullohet.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x