Në Gjermani ka rreth 500 shenja të ndryshme të trafikut dhe me ndryshimin e rregulloreve të trafikut në vitin 2020, janë shtuar edhe disa të reja. Në rrugë të caktuara në këtë vend, mund të shihni një shenjë të rrumbullakët bardh e zi të trafikut, e cila është bërë interesante kryesisht sepse nuk është e destinuar për shoferët, por për automjetet e tyre.
Drejtuesit e mjeteve mund të shohin shenja të tilla në autostradën A9 midis Mynihut dhe Ingolstadt, si dhe në autostradën A93, dhe janë gjithsej 13 prej tyre në një distancë prej 2.5 kilometrash. Ato janë pjesë e projektit pilot “Digital Test Terrain Highway” (DTA) të Ministrisë Federale për Çështjet Dixhitale dhe Transportit (BMDV), shkruan portali gjerman Focus.
Shenja bardh e zi, e cila ka formë rrethore, nuk është e destinuar për shoferë, këmbësorë apo përdorues të tjerë të rrugës, por është pikë referimi për inteligjencën artificiale, më saktë, është e destinuar për makina autonome.
- EMRAT/ 7 ndryshime drastike në qeveri, ikën Balluku! Rama bën gati kabinetin e ri, kush janë ministrat e propozuar - 26/02/2026
- KE propozon hapjen e negociatave për zerimin e tarifave shtesë të roaming mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor - 26/02/2026
- Vendimi kundër tarifave të Trump, Wall Street “merr frymë” lirisht dhe shënon rritje - 21/02/2026