10.5 C
Tirana
13 / 02 / 2026

Poetja e njohur reagon mbi shpërthimin  e Ronela Hajatit: Ja ku gabuam me të!

Poetja Natasha Lako thotë se reagimi publik për përfaqësimin e Ronela Hajatit në Eurosong ishte i tepruar dhe i paragjykuar.

Në emisionin ‘Now’, Lako u shpreh se ka pasur fatin ta ndjekë nga afër perfomancën e këngëtares në Eurovizion, ku siç tha, Ronela Hajati u prit shumë mirë nga publiku.

Kjo, sipas saj shpjegon edhe reagimin e ashpër të këngëtares ndaj festivalit të këngës, që vjen nga një lëndim shumë i gjatë.

“E kemi vënë përpara të gjithë, dua të dëshmoj se Ronelën spektatori i Eurosong e ka pritur shumë mirë. Kishte fatin e keq që këndoi e para, po atje u prit më mirë se ai debati jonë i madh. Nuk është mirë të fyhet njeriu, po ne nganjëherë e teprojmë me gjithçka, edhe ajo ka kaluar në ekstrem”, tha Lako.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x