6.5 C
Tirana
27 / 12 / 2024

“Pushtuan” hapësirën publike të Porto Romanos, procedohen 5 persona, sekuestrohen 400 komplete me çadra dhe shezlongë

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht 5 administratorë subjektesh pasi kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse. Policia bën me dije se janë sekuestruar 400 komplete me çadra dhe shezlongë të vendosura në bregdetin e Porto Romanos.

Në këtë kuadër, Policia ka proceduar 36-vjeçarin B. C., 27-vjeçarin F. Rr., 24-vjeçarin L. B.,46-vjeçarin E. S., dhe 35-vjeçarin H. L., të katërt banues në Durrës.

Njoftimi i Policisë Durrës

Policia e Durrësit, kontrolle të shtuara në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit. Finalizohet operacioni policor i koduar “Bregdeti i lirë”. Lirohen hapësira në vijën bregdetare, në zonën e Porto Romanos. Procedohen penalisht 5 administratorë subjektesh që kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen përkatëse. Sekuestrohen 400 komplete me çadra dhe shezlongë.

Në kuadër të plan-operacionit “Bregdeti i lirë”, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Durrës, kanë vijuar kontrollet në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse, nga subjekte të ndryshme që vendosin komplete me çadra dhe shezlongë.

Si rezultat u bë lirimi i hapësirës publike në bregdetin e Porto Romanos, duke hequr 400 komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur pa lejen përkatëse. Në përfundim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit: B. C., 36 vjeç, banues në Tiranë; F. Rr., 27 vjeç, L. B., 24 vjeç, E. S., 46 vjeç dhe H. L., 35 vjeç, të katërt banues në Durrës. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x