21.8 C
Tirana
02 / 07 / 2026

Elsa Lila pas 25 vitesh në Festivalin e Këngës si konkurrente, dedikim prekës për të bijën

Mbrëmja e dytë e Festivalit të Këngës, kulmon me rikthimin në këtë garë pas 25 vitesh të këngëtares Elsa Lila.  Ka zgjedhur të qëndrojë e heshtur këngëtarja para performancës, por sicc konfirmon moderatorja Arbana Osmani, kënga “Evita” me të cilën ajo merr pjesë në festival, i dedikohet së bijës që mban këtë emër, e cila po ashtu është e pranishme në Pallatin e Kongreseve.

Lila është gjithashtu autore e tekstit prekës ku shpreh pritjen e gëzimin për lindjen e së bijës.  Ajo zjodhi për këtë performancë dirigjentin italian Enrico Melozzi, që sicc nënvizoi Osmani, vjen nga Sanremo.

Artistja në fund të performancës, u prit me duartrokitje nga publiku.

Në Festivalin e Këngës Lila ka lënë gjurmë  me këngë si “Larg urrejtjes” dhe  “Pyes lotin”, ndërsa në vitin 2007 mori pjesë edhe në “Sanremo” në Itali. Ndërkaq rikthimi i saj vjen pas problemeve me drejtësinë kohëve të fundit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x