Pas një kohe të gjatë, Amber Heard është shprehur përmes një postimi në Instagram se e ka humbur besimin te sistemi ligjor amerilkan, kjo pas çështjes së bujshme gjyqësore me ish bashkëshortin Johnny Depp.
Heard ka deklaruar se nuk do të vijojë më me apelimin e çështjes në SHBA. Në postimin e saj thuhej: “Kam mbrojtur të vërtetën time dhe duke e bërë këtë, jeta ime u shkatërrua.
Dënimi im ka qenë përballja me ndjekësit në rrjetet sociale. Tani më shumë se kurrë kam një mundësi për të vazhduar para nga diçka prej të cilës doja të largohesha 6 vite më parë“.
Ky vendim i aktores erdhi një muaj pasi Heard kërkoi të apelojë vendimin e gjyqit duke vijuar betejën e saj ligjore kundër Depp.
Ish-ylli i ‘Aquaman’ tha se ajo u trajtua njësoj si në sallat e gjyqit në Britaninë e Madhe ashtu edhe në SHBA. Ajo u shpreh se edhe në rast se apelimi i saj do pranohej me sukses, sërish do i duhej të përballej me një juri të re dhe se kjo gjë ishte bërë e papërballueshme për të.
Ajo deklaron se në SHBA nuk u morën parasysh provat e shumta të pafajësisë së saj por për jurinë kishte më shumë rëndësi popullariteti dhe fuqia e personit në sallë sesa një proces i drejtë.
“Për shumë vite kam qenë në kafaz, në një proces të mundimshëm dhe të shtrenjtë ligjor, i cili është treguar i paaftë për të mbrojtur mua dhe të drejtën time për fjalën e lirë”, vazhdoi ajo.
“Unë nuk mund të përballoj të rrezikoj një faturë , që nuk është vetëm financiare, por edhe psikologjike, fizike dhe emocionale. Gratë nuk duhet të përballen me abuzimin ose falimentimin për të thënë të vërtetën e saj, por fatkeqësisht kjo është kthyer në diçka të zakontë. Po zgjedh lirinë për t’i kushtuar kohën time punës që më ndihmoi të shërohem pas divorcit”-përfundoi aktorja.
Nga ana tjetër që pas vendimit të gjyqit në SHBA, Depp i është futur karrierës së tij muzikore./