Teksa pritet të startojë dhe edicioni i dytë i “Big Brother Albania”, shumë emra personazhesh janë përfolur se do të jenë pjesë e spektaklit.
Arbana Osmani ka zbuluar se edicioni i dytë i “Big Brother VIP” do të nisë më 24 dhjetor dhe se ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit ka konkurrencë për të qenë pjesë e “reality show”-t.
Shumë emra kanë nisur të përfliten se do të jenë pjesë e spektaklit, por një pjesë e madhe e tyre nuk kanë reaguar ende. “Panorama Plus” ka mësuar se një prej tyre është aktorja e njohur Olta Gixhari.
Duket se aktorja ka pranuar ftesën nga produksioni dhe pritet të rikthehet në Shqipëri për t’u bërë gati për spektaklin.