Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami tha se në 4 vjet trupës gjyqësore i janë bashkuar 80 gjyqtarë të rinj.
Këtë deklaratë ajo e bëri në konferencën “Drejt ekselencës gjyqësore”, ku ishte e pranishme edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.
“KLGJ ka punuar në mënyrë proaktive në përgjigje të kërkesës për burime njerëzore në sistem. Në 4 vjet trupës gjyqësore i janë bashkuar 80 gjyqtarë të rinj, të parët që kanë kaluar me integritet testin e pasurisë dhe integritetit.
Krahas gjyqtarëve, KLGJ i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe administratës gjyqësore. Rritja e numrit të administratës gjyqësore është pasuar edhe me një rritje të shërbimit në gjykata. Pavarësia dhe llogaridhënia duhet të jenë dorë më dorë së bashku”, u shpreh Llagami.
Më tej ajo nënvizoi se në shkurt do të shihen rezultatet e prekshme të hartës së re gjyqësorë, teksa tha se do të krijohet Gjykata e Apelit në Tiranë, e cila do të jetë e përqendruar për gjithë Shqipërinë.
‘Në shkurt 2023 do shohim rezultatin e parë dhe të prekshëm të hartës së re gjyqësore, pasi do të krijohet Gjykata e Apelit në Tiranë”, tha Llagami.
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026